Connect with us

Vasili: Rama njësh me krimin, reformën në drejtësi e donte për të mbrojtur trafikantët

Kuriozitete

Vasili: Rama njësh me krimin, reformën në drejtësi e donte për të mbrojtur trafikantët

Vasili: Rama njësh me krimin, reformën në drejtësi e donte për të mbrojtur trafikantët

Pas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama për vendimin e Tahirit, nga radhët e kësaj partie ka reaguar edhe kreut i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili.

Vasili thekson se kryeministri Rama sot e pranoi publikisht që është i dorëzuar, peng dhe shërbëtor i i trafikantëve dhe kriminelëve.

Ai shprehet se kryeministri e donte reformën në drejtësi vetëm për të mbrojtur trafikantët dhe kriminelët të cilët sipas Vasilit i mbronte dhe përdorte vetë kryeministri.

“Kryeministri i dorëzuar totalisht tek krimi. Kryeministri njësh me krimin. Ditë shumë e keqe për vendin. Kryeministri i dorëzuar, peng dhe shërbëtor i trafikantëve dhe kriminelëve sot e pranoi publikisht përpara gjithë shqiptarëve këtë.

Reforma në drejtësi e këtij të inkriminuari në krye të qeverisë sot ka rënë. Kryeministri donte reformë në drejtësi që të mbronte trafikantët dhe kriminelët që i mbështeste dhe i përdorte dhe një drejtësi tjetër që godet pa mëshirë njerëzit e zakonshëm, të pambrojturit dhe të varfërit” shkruan Vasili në një postim në Facebook. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top