Connect with us

“Hakmarrjet” e prindërve pas divorcit, si ndikon te shëndeti i fëmijës

Kuriozitete

“Hakmarrjet” e prindërve pas divorcit, si ndikon te shëndeti i fëmijës

Prej pesë vjetësh punoj si psikologe këshillimi pranë zyrave përmbarimore në Tiranë.

Asistoj në takimet e fëmijëve me prindërit sipas vendimit të gjykatës. Divorci konsiderohet si zgjidhje e martesës për ato arsye apo motive që çifti i konsideron të qenësishme dhe nuk mund të qëndrojë më bashkë. Çiftet e divorcuara me fëmijë janë pjesë e problemeve të shumta e të ndryshme.

Si fillim ata nuk lejojnë zbatimin e vendimit të gjykatës, duke gjetur forma penguese. Njëri nga prindërit për motive “Ndëshkimi apo hakmarrjeje” ndaj prindit tjetër, nuk lejon të takojë fëmijën. Divorci është një proces, i cili përjetohet me dhimbje nga të dy palët, e sidomos kur në mes ka fëmijë. Frikërat janë të shumta: si do jetohet një llim i ri, i vetëm e me fëmijë?

Ku do të shkojnë gjithë planet dhe ëndrrat të lidhura vetëm me bashkëshortin? Si do të ndryshojë e gjithë rrjedha e një përditshmërie në forcë zakoni? Për arsye të qëndrimeve konservatore që kemi ne si shoqëri, femrat e vuajnë më shumë divorcin. Si pasojë e steriotipeve, një grua e vetme me fëmijë e ka të vështirë të rimartohet. Ndërsa steriotipi për burrat është më optimist dhe mund të krijojë një martesë tjetër , pasi fëmijët duhet të qëndrojnë me nënën nën kujdestari, ashtu sikurse ligji vensos më së shumti.

Nënat ndihen të zemëruara për jetën e tyre dhe martesën e dështuar që patën. Përjetojnë xhelozi për rimartesën e shpejtë q ë m u n d t ë ke t ë b ë r ë ishbashkëshorti. Ndjejnë zili për fëmijën e ish-bashkëshortit, se si ai kujdeset për paratë dhe jo për fëmijën që lë pas, si i fal më shumë dashuri, kontribuon në anën ekonomike. Femrat e përjetojnë më shumë vetminë. Duke qenë shumë të lidhura me fëmijët, ato mbartin frikën nëse do mund t’ia marrin fëmijën.

Baballarët, duke parë refuzimet e nënave për të takuar fëmijët, bëjnë rezistencë për të paguar detyrimin ushqimor.
Krijojnë mllefe për ndonjë lidhje apo martesë të ishbashkëshortes së tyre. Meqënëse fëmijët në përgjithësi janë shumë të lidhur me nënën ose prindin kujdestar, prindi tjetër shfaq dispozita të përkëdhelë më shumë se sa duhet fëmijët, duke krijuar kështu vështirësi në edukim me prindin kujdestar, transmeton Living.al.

Shqetësime të kësaj natyre çojnë deri në probleme si: zënka dhe kërcënime, duke e mbajtur fëmijën për vete. Në këto forma ndëshkojnë njëri-tjetrin, por harrojnë se më i lënduari në fund mbetet fëmija.

Në zyrat përmbarimore në Tiranë, sillen argumente nga ana e prindërve se si ai ose ajo nuk ka aftësi prindëruese, ka sjellje imorale, nuk ka nivelin e duhur arsimor, nuk ka kontribut nanciar për fëmijën, edhe atëherë kur ky kontribut ekziston, nuk është i mjaftueshëm, ka ushtruar dhunë bashkëshortore gjatë martesës dhe nuk meriton takimin me fëmijën dhe mbi të gjitha, akuzat për palën tjetër janë për probleme të shëndetit mendor. Pasojat e këtyre argumenteve që fëmija të armiqësohet me prindërit.

Ky është një tregues i mirë për të thënë se kush e vuan më shumë divorcin dhe ka rezerva për ishbashkëshortin. Edhe pse kanë kaluar vite, nuk kanë munguar akuzat ballë përballë, sharjet, ofendimet e llojeve të ndryshme e kjo shpeshherë në prani të fëmijës.

Duke qenë psikologe e fëmijëve post-divorc prej vitesh, do konstatoja për rrethin e Tiranës se komunikimi me ishbashkëshortët mbetet armiqësor, indiferent dhe mbi të gjitha mohues./Lajmi.net/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top