Connect with us

Halimi: PS fsheh deputetët ndaj drejtësisë, të pastrojmë Parlamentin nga të lidhurit me krimin

Kuriozitete

Halimi: PS fsheh deputetët ndaj drejtësisë, të pastrojmë Parlamentin nga të lidhurit me krimin

Halimi: PS fsheh deputetët ndaj drejtësisë, të pastrojmë Parlamentin nga të lidhurit me krimin

Deputeti demokrat Eduard Halimi, akuzon ashpër Partinë Socialiste si të lidhur me krimin.

Duke folur sot jashtë ambienteve të Kuvendit, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Rregullores, ai tha se Parlamenti sot ka në përbërje të tij deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale, deputetë që janë zgjedhur me paratë dhe suportin e krimit, deputetë që kanë lidhje personale me kriminelë, deputetë që kanë përfituar tendera dhe koncesione personalisht apo nëpërmjet familjareve të tyre.

“Nuk është shqetësimi jonë se si vishen deputetët. Të vishen si të duan por e rëndësishme është të zhvishem nga lidhjet me krimin, nga përfitimi i tenderave nga deputet”, u shpreh Halimi.

Ai shtoi se mazhoranca fsheh deputetët ndaj drejtësisë dhe fsheh dhe urdhrat e Interpolit.

“Deputetët me rekorde kriminale duhet të lënë mandatin dhe të largohen. Ka dhe deputetë që kanë përfituar fonde nga kriminelët. Duhet pastruar Parlamenti”, tha Halimi.

Në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, pritej miratimi i një Kodi Etik për Parlamentin, për të cilin ai tha se deputeti nuk duhet të fshihet pas imunitetit.

Në këtë linjë shtoi se deputeti që duhet të shkojë para drejtësisë dhe se këto mekanizma nuk e çojnë para drejtësisë.

Sipas tij, mjafton fakti që një deputet ka lidhje familjare me botën e krimit, janë njerëz të dënuar për trafik droge, ai duhet të largohet.

“Në realitetin që ndodhet sot Kuvend, duhet tu jepet zgjidhje. Ndaj duhet të jetë një institucion. Kodi i Etikës duhet të jetë një tërësi rregullash, që të pastrojë parlamentin nga persona të lidhur me krimin, por edhe për çështje të etikës. Maxhoranca e sotme ka fshehur të dhënat për deputetë që duhet të shkojnë para drejtësisë, siç janë edhe kërkesat për ekstradim nga Interpoli”, deklaroi Halimi. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top