Connect with us

Hetohet shoferi i ish-ministrit Tahiri, kontroll pasurive dhe llogarive bankare

Kuriozitete

Hetohet shoferi i ish-ministrit Tahiri, kontroll pasurive dhe llogarive bankare

Hetohet shoferi i ish-ministrit Tahiri, kontroll pasurive dhe llogarive bankare

Gentian Ceka, shoferi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri është vënë nën hetim pasuror nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Lajmi bëhet i ditur nga Top Channel, i cili duke ju referuar burimeve në Prokurori thekson se emri i shoferit të ish-ministrit Tahiri, rezulton jo vetëm në përgjimet e dosjes “Habilaj” por gjithashtu është përmendur edhe nga biznesmeni Orest Sota, si njeriu që kishte harruar patentat e Tahirit në mjetin ku ju gjetën 863 mijë euro.

Prokurorët nuk japin detaje se çfarë dyshimesh kanë ata përderisa e kanë përfshirë edhe Gentian Cekën në listën e hetuesve, në një kohë që ai ka shpjeguar se patentat e ish-ministrit Tahiri i kishte marrë në Durrës dhe i kishte harruar në kroskotin e makinës dy muaj më parë. Për këtë arsye, Gentian Ceka është vënë në hetim pasuror nga ana e prokurorëve.

Në të njëjtën kohë, po nga të njëjtat burime mësohet se për biznesmenët Sota, përveç hetimit pasuror dhe pasqyrimit të parave, Krimet e Rënda po hetojnë edhe tenderat e fituara nga kompanitë e tyre gjatë viteve, përfshirë edhe rikonstruksionin e komisariatit të Kombinatit.

Pas përkthimit të dosjes “Habilaj” nga Ministria e Drejtësisë, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë dosjen “Habilaj”, që do të thotë se së shpejti ata do të kryejnë veprime të tjera.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top