Connect with us

I drejtoi armën dhe e kërcënoi me jetë kryetarin e Bashkisë Belsh, policia zbardh ngjarjen

Kuriozitete

I drejtoi armën dhe e kërcënoi me jetë kryetarin e Bashkisë Belsh, policia zbardh ngjarjen

I drejtoi armën dhe e kërcënoi me jetë kryetarin e Bashkisë Belsh, policia zbardh ngjarjen

Kryetari i Bashkisë së Belshit Arif Tafani është kërcënuar me armë nga një person ditën e djeshme, ndërsa mëngjesin e sotëm ka bërë kallëzimin në polici.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në aksin rrugor Belsh- Pajovë në vendin e quajtur “Fusha e bardhë”, kur Rajan Tafani 31 vjeç banues në Elbasan për shkak të detyrës e ka kanosur me armë duke i kërkuar 300.000 euro dhe një pjesë toke ku është planifikuar të bëhet godina e re e Bashkisë Belsh.

Burime nga policia bëjnë me dije se Rajan Tafanit në vitin 2016 në Belsh qendër i është prishur lokali i familjes se tij nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit.

Pas marrjes së kallëzimit nga Kryetari i Bashkisë policia ka bërë menjëherë kapjen dhe shoqërimin e 31 vjeçarit për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Vetë Arif Tafani i kontaktuar nga mediat lidhur me kërcënimin u shpreh se i është bërë për shkak të detyrës duke treguar edhe kanosësin e tij.

"Kanosësi është vëllai i ish-kandidatit të pavarur të bashkisë Belsh, Besjon Tafani. Më kërkoi t'i jepja 300 mijë euro ose përndryshe do të më vriste. Ai kërkoi shesh ndërtimi tek bashkia e re. Më tha se i prisha lokalin buzë liqenit. Më tha se do ta paguaja me kokën time", u shpreh Arif Tafani.

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet për Rajan Tafanin do të referohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale të “Kanosjes për shkak të detyrës”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top