Connect with us

Ja si ndikojnë te fëmijët prindërit që janë të varur nga telefonat

Kuriozitete

Ja si ndikojnë te fëmijët prindërit që janë të varur nga telefonat

Ja si ndikojnë te fëmijët prindërit që janë të varur nga telefonat

Një studim i botuar në revistën Child Development vëzhgoi 170 familje në të cilat kishte të paktën një fëmijë me moshë tre vjeçare.

Studiuesit kërkuan nga prindërit që të regjistrojnë numrin se sa herë e ndërprinin kohën me fëmijët e tyre, për t’u marrë me telefonin.

11% thanë se kurrë nuk ka ndodhur, 17% ndodh vetëm një herë në ditë, 24% kanë rrëfyer se e kanë bërë atë veprim dy herë në ditë dhe 48% kanë zbuluar se kanë ndërprerë kohën me fëmijët e tyre tre ose më shumë herë në ditë, shkruan Shije.

Ndër zbulimet më shokuese është fakti se kërkuesit zbuluan se kur shpërqëndrimet janë më të mëdha fëmijët paraqesin më shumë probleme në sjellje, sepse shfaqin zemërim, reagime të dhunshme dhe mërzitje.

Përveç kësaj, studime të tjera të ndërmarra nga AVG Technologies konkluduan se 42% e fëmijëve (4 nga 10 fëmijë) mendojnë se prindërit e tyre shpenzojnë më shumë kohë në telefon se sa me ta.

Nga ana tjetër, fëmijët përfundojnë duke u normalizuar me këto sjellje dhe vazhdojnë duke i përsëritur këto sjellje derisa shkojnë në pikën që krijojnë varësi nga telefonat ashtu si prindërit e tyre.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top