Connect with us

Ja si njihen shqiptarët nga bota. 10 mendimet e të huajve të famshëm për Shqipërinë

Kuriozitete

Ja si njihen shqiptarët nga bota. 10 mendimet e të huajve të famshëm për Shqipërinë

Historia tregon se shqiptarët janë ndër popujt më të lashtë në kontinentin europian dhe si të tillë padyshim që të parët tanë kanë lënë gjurmë dhe emër ngado. Qyshse herët shqiptarët kanë vizituar/migruar në vendet e huaja duke mundësuar kështu në transportimin e kulturës shqiptare dhe një mundësi që popujt e tjerë të na njohin.

Nga kjo po sjellim 10 shprehjet që personazhe të njohura kanë thënë për shqiptarët ndër vite.
Maurico Druon, sekretar i akademisë frënge: Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë historia, dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër).

Lamartini, poet francez: Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë. Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave. Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit, Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak.
Lord Bajroni: Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë peizazhin më të mrekullueshëm në botë. Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre.


Braisllav Nusic: Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë.
Dushko H. Konstantinov: Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan.

Maks Myle: Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaft vende të botës.
Gjorgj Hahni: Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve. Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve.
Haki Pasha: Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi.

Harold Whitehal: Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe.
Henry Noel Brailsford: Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top