Connect with us

“Jam penduar shumë, dëshira e pakontrolluar po më shkatërron jetën”, rrëfehet 22-vjeçarja

Kuriozitete

“Jam penduar shumë, dëshira e pakontrolluar po më shkatërron jetën”, rrëfehet 22-vjeçarja

Një 22-vjeçare që punon si infermiere në një spital në Adana të Turqisë, ka kryer një ndërhyrje plastike për trashjen dhe zmadhimin e buzëve, por kjo i ka shkatërruar jetën me dëshirën e pakontrolluar.

Ndërhyrja që i ka sjellë probleme infermieres së re nuk është bërë tek një specialit tregon ajo, pro tek një parukiere që e mban veten për “specialiste estetike”.

Edhe në Shqipëri jo më larg se para disa javësh u shfaq një problem i këtij lloji, pikërisht nga një qendër parukeri-estetike që bënte ndërhyrje të pakontrolluara dhe me pasoja për klientet.

“Hurriyet”, thotë që parukierja Soner Gulnaz i injektoi infermieres një mbushje të përkohshme tre mujore. Mirëpo, Merve Keles, 22-vjeçarja, tregon se mbushja u shkri për një javë dhe ajo nuk hoqi dorë por kërko mbushje të përhershme.

Në këmbim të një shume të caktuar, “specialistja” i injektoi 26 gjilpëra me silikon. Nuk kaloi më shumë se gjysmë orë dhe buzët iu frynë tej mase ndërsa të nesërmen përfundoi në spital.

Jam penduar shumë”, thotë 22-vjeçarja, e cila tashmë kërkon pamjen e saj të dikurshme.

Si punonjëse shëndetësie duhej ta kisha pyetur për diplomën. Ka rrezik që tani të mbes pa buzë. Jam penduar shumë.” Ajo thotë se personi që i bëri mbushjen i kishte thënë se “duke qenë se klinika ishte nën rikonstruksion, mbushjen do ta bënin në shtëpi”.

Kjo çështje ka kaluar në gjykatë, por parukierja mohon t’ia ketë mbushur buzët vajzës së dëmtuar, sepse 22-vjeçarja nuk ka prova për ta vërtetuar këtë gjë.

Ndërkohë, mjeku specialist që po merret me infermieren dhe përmirësimin e gjendjes së saj tha:

Ekipi im po përpiqet të bëjë maksimumin dhe po bëjmë kërkime për të kuptuar se çfarë lënë është injektuar në buzët e Merve Keles. Vajza nuk ka rrezik për jetën, por ende nuk e dimë nëse do arrijë të ketë pamjen e mëparshme.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top