Connect with us

“Jam shumë e zgjuar për t’u burgosur” (FOTO)

Kuriozitete

“Jam shumë e zgjuar për t’u burgosur” (FOTO)

Vendimi i një gjyqtari britanik për t’i kursyer burgun një 24-vjeçareje, studente e shkëlqyer mjekësie, autore e goditjes me thikë të një të riu disa muaj më parë, ka shkaktuar reagimin e opinionit publik vendas.

Lavinia Woodward, nën efektin e kokainës dhe të alkoolit plagosi me thikë në këmbë Thomas Fairclough, një bashkëmoshatar i saj të cilin e kishte njohur në rrjetin social Tinder.

Gjatë procesit gjyqësor, 24-vjeçarja pranoi krimin “e pavullnetshëm” dhe kërkoi nga gjyqtari që të kishte mëshirë për të pasi një vendim me burg do t’i ndërpriste ëndrrën për t’u bërë kirurge.

Në proces ajo paraqiti vlerësimet e marra nga pedagogët e saj, si një studente e shkëlqyer dhe u lut që ta lejonin që të vazhdonte studimet.

Në fund, gjyqtari i shmangu burgun të resë, vendim që ngjalli reagimin e shumë aktivistëve që ndoqën procesin. Sipas tyre, ky vendim tregon hapur standardet e dyfishta që veprojnë në drejtësinë britanike, pasi për të njëjtin krim persona të tjerë janë dënuar me burg.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top