Connect with us

Jennifer Lopez në formën e saj më të mirë, zgjidhet imazh i markës Guess

Kuriozitete

Jennifer Lopez në formën e saj më të mirë, zgjidhet imazh i markës Guess

Jennifer Lopez në formën e saj më të mirë, zgjidhet imazh i markës Guess

Jennifer Lopez është në formën e saj më të mirë, edhe pse në moshën 48-vjeçare. Prej 11 muajsh Lopez po shijon historinë e dashurisë me Alex Rodriguez dhe duket se kjo lidhje e bën me të vërtetë të lumtur.

Këngëtarja së fundi ka postuar një foto në Instagram ku shihet në krahët e të dashurit të saj 6 vjet më të ri në moshë ku duket shumë e kënaqur.

Ndërkohë së fundmi këngëtarja është bërë edhe imazhi i ri për markën Guess dhe po hynë në historinë e kompanisë duke paraqitur koleksionin pranverë 2018.

Ajo është me e vjetra e kompanisë, por seti fotografik që realizon me veshjet sjell të ardhura të mira.

Në një fotografi bardh e zi nga Tatiana Gerusova, 48-vjeçarja tregon këmbët e tonifikuara me pantallona të shkurtra dhe këmishë të bardhë.

“Kur mora telefonatën nga Paul Marciano për tu bërë vajza Guess, isha e emocionuar pasi do bëhesha pjesë e një kompanie të madhe që e kam pëlqyer që fëmijë.

Kur shoh fushatat e mëparshme të Guess, dalloj modele të bukura që Paulo ka zgjedhur ndër vite. Është një kompliment i madh për mua që të zgjidhem për koleksionin e pranverë 2018 të Guess”, tha JLO gjatë fushatës./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top