Connect with us

“Ju lutem, mos i puthni fëmijët në buzë!”

Kuriozitete

“Ju lutem, mos i puthni fëmijët në buzë!”

NGA: Ela Zdrava

Tashmë, u bë virale që personazhet publike postojnë foto me fëmijë duke i puthur në buzë.

Personazhe që unë realisht i simpatizoj:

gazetare e moderatore me zë dhe artikulim unik, që bëhet njësh me mikrofonin;

këngëtare që me profesionalizëm dhe ëmbëlsinë që e karakterizon do i rezistojë viteve,

Miss, që i rri më përshtat kurora e bukurisë, e cila konfirmon sa të bukura janë vajzat shqiptare.

Bile, personazhit të parë unë i komentova (ndryshe nga të gjithë fansat) tek fotoja me djalin, se nuk më pëlqente fare fotoja, me gjithë simpatinë që kam. Përgjigja ishte: “Nuk është puthje e mirëfillte….etj….”, dhe ndryshe nga like-t e pafundme ne atë çast klikova angry.

E dashur gazetare e moderatore, sa mire qe nuk është puthje e mirëfilltë se përndryshe fotoja do sekuestrohej nga prokuroria.

Atëherë, si mund të japësh e marrësh dashuri nga fëmija yt, pikërisht, nga një puthje sipërfaqësore??!!

Edhe unë jam nënë, kam dy fëmijë: vajzën 10 vjeçe dhe djalin 7 vjeç dhe i puth pafund në faqe, në duar, në gushë, në sy. I puth me gjithë shpirt, aq sa mushkëritë më mbushen me aromën e tyre. Edhe pse tani janë të rritur (në shkollë), i puth dhe i ledhatoj pafund, sikur ishin më të vegjël, por KURRË në buzë.

Ky gjest i shëmtuar, veçse dashuri nuk mund të jetë, përkundrazi, krijon një konfuzion dhe një rrëmujë në kokën e tyre…

Kur fëmijët të arrijnë pjekurinë seksuale, rreth te 13-tave, pikërisht, kur fillojmë të riorganizojnë raportin me veten, me të tjerët, me mjedisin, sigurisht, që do të fillojnë të riorganizojnë mënyrën e tyre të të parit, të të pranuarit të gjerave, sepse truri si organ dhe të menduarit si proces psikik fillojnë të transformohen, të zhvillohen, të rriten.

Por, mendoj, se rritja e fëmijëve tanë nuk mund të realizohet në mënyrën apo formën më të mirë, nëse ne si prindër (sidomos nënat), nuk fillojmë pikërisht nga vetja. Dhe rritja e fëmijëve kërkon kohë dhe model.

Kohën e kemi, por mos e vrisni me gjeste të shëmtuara, sepse do të jeni pikërisht ju që do të vriteni nga koha për t’ju përgjigjur fëmijëve tuaj pa argumentuar.

Përse u dashka kjo mënyrë e shëmtuar për të treguar dashurinë tuaj ???!!!

Dashuri është të ngopesh me aromën e tyre kur i puth në faqe, në duar, në gushë, në sy.

Të marrësh dritë nga sytë e tyre kur ti luan me ta.

Tu japësh vëmendjen, duke i dëgjuar,

dhe ti buzëqesh kur ata nuk ngopen së foluri pareshtur, sepse ata e kuptojnë, që ti je plot dashuri duke i dëgjuar.

Të përlyhesh duke ngrënë akullore me ta.

Të dialogosh duke i dhënë të kuptojnë se janë shokët e tu të zemrës.

Ti lejosh të bëjnë rrëmujë në shtëpi, duke evituar rrëmujën në kokën e tyre.

Të ngopesh me “djersën” e tyre para se tu bësh banjë.

Tu lexosh para se të flejnë.

Ti gdhish netët kur sëmuren….dhe jo tu japësh mikrobe apo virus me këtë gjest të shëmtuar.

JU LUTEM, MOS I PUTHNI NË BUZË FËMIJËT!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top