Connect with us

Kamera regjistron momentin kur vajza vjedh çantën në një restorant në Prishtinë (Video)

Kuriozitete

Kamera regjistron momentin kur vajza vjedh çantën në një restorant në Prishtinë (Video)

Të enjten rreth orës 19:45, çanta e femrës me inicialet F.N është vjedhur pa pikë telashe nga një hajneshë në një restorant në Prishtinë.

Në video shihet se si hajnesha e vjedh çantën e huaj pa asnjë problem dhe del jashtë lokalit sikurse të ishte e saja.

Vajza F.N. tregon se në çantë ka pasur dokumentet personale, kartelën bankare, 400 euro, parfum origjinal si dhe gjësende tjera me vlerë.

F.N. rrëfen  se me të vërejtur mungesën e çantës mënjëherë i është drejtuar kamarierit dhe menaxherit të restorantit të cilët e kanë njoftuar se lokali ka kamera të sigurisë. Më pas ajo e ka njoftuar edhe policinë.

“Mandej menaxheri e ka shiku atë hajneshen prej kur u ardh ne restorant ajo kish qene me motren edhe nusen e vëllaut. Per fat të mirë ato dyja jon kon hala ne restorant edhe policia i mur ne pytje. Motra e saj dyshohet qe eshte bashkpuntore”(sic), thotë F.N., me shpresën që do ta gjejë çantën sa më shpejtë.

V.B. janë inicialet e vajzës që dyshohet se vodhi çantën të enjtën në Prishtinë.

Për më shume mund të shikoni videon më poshtë:

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top