Connect with us

Katër arsyet se përse nuk bini nga pesha, mund t’i rregulloni

Kuriozitete

Katër arsyet se përse nuk bini nga pesha, mund t’i rregulloni

Katër arsyet se përse nuk bini nga pesha, mund t’i rregulloni

Ka shumë forma për të pasur një trup të mirë, dhe për të rënë nga pesha. Më tradicionalet janë palestra dhe dietat.

Por ndodh që disa persona të mos kenë rezultatet që kanë kërkuar.

Jessica Spendlove, një dietologe australiane tregon katër arsyet pse ndodh kjo. Që nga ideja e nivelit të lartë të kortizolin, tek fakti se nuk po flini sa duhet, disa nga fjalët e saj mund t’iu çudisin.

Niveli i lartë i kortizolit

Kortizoli, i cili njihet dhe si hormoni i stresit, është në themel përgjigjia juaj ndaj një situate.

“Kortizoli sekretohet nga gjendrat veshkore si përgjigje ndaj stresit. Të kesh nivel të lart të tij rezulton me nivel të lartë sheqeri në gjak dhe rrjedhimisht fiton peshë”, thotë Jessica. Ajo sugjeron konsumin e çajit jeshil për tu qetësuar.

Nuk po flini sa duhet

“Kur trupi nuk është nën stres, niveli i kortizolit rritet pas zgjimit dhe ulet gjatë natës. Ndërsa kur trupi është në stres, niveli i kortizolit mund të jetë i ulët gjatë ditës por i lartë gjatë natës”, thotë dietologia Spendlove.

Ajo rekomandon të rregulloni ciklin e gjumit, duke shkuar në shtrat e duke u zgjuar në të njëjtën orë çdo ditë.

Po privoni veten

Në fakt duke e privuar veten nga ushqime të caktuara rrisni nivelin tuaj të kortizolit. “Respektimi strikt i kalorive do të thotë kortizol me shumicë dhe vështirësi në humbjen në peshë. Në vend të kësaj, përpiquni të ushqeni trupin tuaj me perime, proteina, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme”, thotë dietologia.

Po mbistërviteni

Së fundmi, bëhet fjalë për stërvitjen dhe ushtrimet fizike. “Sigurisht që duhet të lëvizni trupin në një farë mënyrë çdo ditë. Por duhet të ndryshoni rutinën tuaj të stërvitjes që ti jepni mundësi dhe trupit të pushojë kur ka nevojë. Shumë stërvitje çon në lëndime, lodhje dhe mosbalancim hormonesh”, thotë Jessica. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top