Connect with us

Kënd i ri lojërash në sheshin “Bajram Curri”, Veliaj: Do vazhdojmë në çdo lagje të Tiranës

Kuriozitete

Kënd i ri lojërash në sheshin “Bajram Curri”, Veliaj: Do vazhdojmë në çdo lagje të Tiranës

Kënd i ri lojërash në sheshin “Bajram Curri”, Veliaj: Do vazhdojmë në çdo lagje të Tiranës

Vetëm dy muaj më parë ishte një djerrinë që shërbente si parkim automjetesh, kurse sot është shndërruar në një nga këndet më të bukura të Tiranës, si për fëmijët që luajnë, edhe për të moshuarit që kalojnë kohën.

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e ambasadës çeke, përfundoi punën për këndin rekreativ në sheshin “Bajram Curri” në Njësinë 7, që është edhe një nga zonat me dendësi të madhe popullsie, ku mungonin hapësirat çlodhëse për banorët.

“Jemi shumë të kënaqur sot, ky është këndi i 25-të i lodrave. Kemi gjetur disa miq fantastikë tek ambasadori çek dhe ambasada çeke, sepse ishim këtu vetëm para pak javësh dhe kjo hapësirë ishte një pirg i madh me dhera, një hapësirë komplet e degjeneruar; sot është një kënd fantastik”, tha Veliaj.

Ai theksoi se realizimi i këtij projekti, ashtu si dhe në çdo investim tjetër i bërë nga Bashkia e Tiranës, ka ngjallur menjëherë interesin e banorëve, ndërsa u shpreh se shtimi i hapësirave rekreative po i jep mundësi të rinjve që të merren më shumë me aktivitete fizike dhe për të bërë një jetë më të shëndetshme.

Më tej, ai bëri të ditur se projekti i ndërtimit të këndeve rekreative do të vazhdojë në çdo lagje. Për këtë, kryebashkiaku ftoi edhe përfaqësitë e tjera diplomatike që nën shembullin e Ambasadës çeke, të kontribuojnë për ta çuar edhe më tej këtë projekt. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top