Connect with us

Kërcënon burrin me divorc pas 30 vitesh për këtë sjellje gjatë natës (Video)

Kuriozitete

Kërcënon burrin me divorc pas 30 vitesh për këtë sjellje gjatë natës (Video)

Një grua kërcënon të divorcojë burrin e saj edhe pse kanë kaluar 30 vire martesë dhe shkak është bërë diçka e çuditshme që burrit i ndodh gjatë gjumit.

Gruaja kërcënon me divorc ndaj burrit nëse nuk lejon mjekët që të diagnostikojnë zakonin e tij të çuditshëm gjatë fjetjes. Në fakt, ajo ka paraqitur edhe akuza për abuzim të familjes ndaj partnerit të saj 60 vjeçar të mbiquajtur Wu.

Çifti është nga Taichung City në Tajvanin e Jugut. Gruaja tha se burri ka filluar të flasë në gjumë rreth 10 vite më parë, por gjatë 5 viteve të fundit, ai fërkon krahët dhe këmbët gjatë natës, duke e goditur bashkëshorten aksidentalisht teksa flinte pranë tij.

Pasi u kontrollua më në fund në Spitalin e Përgjithshëm Kuang Tian, Wu iu tha se vuante nga çrregullimi i sjelljes së gjumit REM.

Doktori Yang Chun-bei tha se çrregullimi shkakton që Wu të veprojë fizikisht gjatë ëndrrave të tij, në vend që ato të “lundrojnë” vetëm në tru, siç ndodh tek shumica e njerëzve.

Sjellja e çuditshme ndodh vetëm gjatë gjumit të thellë REM.

Wu kaloi disa ditë në qendrën e studimeve të gjumit në spital, ku kamerat zbuluan aventurat e tij “kung fu” gjatë natës.

Problemi është lehtësisht i durueshëm me ndihmën e ilaçeve.

Ai është vënë në një kurs trajtimi që tani po ndihmon të shpëtojë martesën e tij prej tre dekadash.

Ata që vuajnë nga çrregullimi i sjelljes së gjumit REM nuk janë aq shumë të dëmshëm për vetveten sesa për ata që flenë pranë tyre, tregojnë studimet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top