Connect with us

I kërkoi gruas të humbë peshën e fituar pas shtatzënisë, ajo iu kundërpërgjigj gjashtë vite më vonë…

Kuriozitete

I kërkoi gruas të humbë peshën e fituar pas shtatzënisë, ajo iu kundërpërgjigj gjashtë vite më vonë…

Një mashkull që i ka shkruar The Guardian duke kërkuar këshilla, duket se ka probleme me jetën seksuale martesore, pasi që gruaja e tij e ka dënuar shumë ashpër.

Siç thotë ai, ky kishte provuar ta inkurajojë gruan të humbë peshë para 6 viteve, menjëherë pasi që kishin lindur fëmijën e parë. Por, kur ajo e kishte “injoruar” këshillën e tij, siç shkruan ai, ky kishte vendosur t’i tregojë se injorimi ishte zgjedhje e gabuar dhe do ta dënonte gruan duke ndaluar së bëri seks me të.

Por, mashkulli nuk e kishte pritur se ky plan “i mahnitshëm” do t’i kthehej boomerang dhe t’i shkaktonte dhimbje disa vite më vonë. Ajo ka dy vite që ka vendosur të mos bëj seks seks me të, dhe tani burri është më i dëshpëruar se asnjëherë.

“E kuptoj se mënyra si jam sjellë nuk ka qenë e duhur dhe ka dy vite që përpiqem t’i kthehemi normales, por ajo gjithmonë largohet”, shkruan ai.

Këshilla e kolumnistit të The Guardian ka qenë që ky të relaksohet, të ketë durim dhe të pret që gruas së tij t’i kaloj zemërimi që ky e kishte përdorur seksin (faktikisht mungesën e seksit) si dënim. Kjo është këshillë e mirë për të gjithë njerëzit në përgjithësi.

Mos e shfrytëzoni seksin apo mungesën e seksit për ta bërë partnerin t’i dëgjojë këshillat, e veçanërisht menjëherë pas lindjes së fëmijës. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top