Connect with us

Këta njerëz vdiqën duke bërë selfie (Foto)

Kuriozitete

Këta njerëz vdiqën duke bërë selfie (Foto)

Selfiet mund të jenë të rrezikshme, dhe madje të shkaktojnë edhe vdekjen në disa raste kur dëshironi të kapni një fotografi të jashtëzakonshme.

Disa njerëz nëpër botë rrezikuan edhe jetën e tyre vetëm për një “foto mahnitëse” – madje disa edhe vdiqën.

Express më poshtë ju njofton me 5 njerëzit të cilët vdiqën gjatë kapjes së një selfie.

1. Vetëvrasja e rastësishme

Tinejxheri meksikan Oscar Aguilar drejtoi një armë të mbushur në kokën e tij për të kapur një selfie, por ai rastësisht ngrehu këmbëzën dhe përfundoi duke e goditur vetën në kokë. Ai ende po merrte frymë kur policia arritën në vendngjarje, por fatkeqësisht ai vdiq më vonë.

2. Mos bëni foto duke vozitur

Courtney Stanford ishte duke e përdorur celularin përderisa ishte duke vozitur, kështu vendosi të bëjë edhe një selfie, që bëri që ajo të pësonte aksident. Statusi me foton e saj i cili i kushtoi asaj me jetë, u publikua disa sekonda para se të vdiste, transmeton Gazeta Express.

3. Udhëtimi i fundit me motoçikletë

Reperi nga Puerto Riko, Ramon Gonzalez, i njohur në skenë si Jadiel, ishte në Nju Jork në një tour dhe vendosi të dilte me motoçikletë. Ai bëri një foto duke e vozitur motoçikletën dhe u godit nga një veturë, ku më pas vdiq.

4. Thuaj lamtumirë fëmijëve!

Një çift polak ishin në një vizitë në Portugali kur ranë poshtë një shkëmbi, përderisa fëmijët e tyre e panë gjithë ngjarjen – ata u afruan shumë skajit të shkëmbit për të kapur një selfie të përkryer, por ranë dhe u mbytën.

5. Njeriu i tornados

Kjo fotografi e vrau atë. Ai mendoi se kjo foto ia vlente, por tornado prapa tij e vrau atë pak sekonda pasi e bëri foton.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top