Connect with us

Kjo dasmë ka tërbuar të varfrit, arsyeja do t’ju shokojë edhe juve (Video)

Kuriozitete

Kjo dasmë ka tërbuar të varfrit, arsyeja do t’ju shokojë edhe juve (Video)

Ceremonia me një kosto prej 74 milionë dollarësh i ka lënë të gjithë pa mend, por njëkohësisht ka shkaktuar edhe zemërim të madh në Indi.

Ish-ministri i Shtetit, Gali Janardhana Reddy, ka organizuar një dasmë, ku nuk kanë munguar aksesorët e florinjtë dhe performancat e yjeve të Bollivudit për 5 ditë me radhë.

Nusja është shfaqur para dasmorëve me disa fustane shumë të kushtueshme, ndërsa dhëndri ka mbërritur i shoqëruar nga 5 kuaj të bardhë, përcjell “Tema”.

Një dasmë e tillë ka shkaktuar zemërim pasi vjen pikërisht në momentin kur në vend është lëshuar një urdhër që ndalon indianët të mbajnë më shumë se 1000 rupi kesh me vete. Kjo ka dëmtuar më shumë shtresën e varfër dhe tregtarët.

Ndërsa ish-ministri Reddy ka thënë se i kishte bërë të gjitha pagesat e dasmës në momentin kur ka nisur organizimi, para se të vendoset kufizimi i mbajtjes së parave kesh.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top