Connect with us

Klodiana Shala tregon arsyen e hidhur që nuk ka lindur, si dështoi plani për të adoptuar fëmijën biond

Kuriozitete

Klodiana Shala tregon arsyen e hidhur që nuk ka lindur, si dështoi plani për të adoptuar fëmijën biond

Klodiana Shala njihet për titujt e saj në sport, palestrën që drejton pas tërheqjes nga atletika, pamjen e kuruar dhe një histori dashurie tashmë të lënë pas krahëve, por nuk e dinim nëse gjatë kësaj kohe ka dashur të bëhej nënë.  Tashmë single, rekordmenia shqiptare e garave të shpejtësisë, ka treguar në Opinion që ka qenë angazhimi në sport që nuk e ka lejuar të lindte një fëmijë në ato vite.

Megjithatë ajo e ka dashur një fëmijë. Madje ka qenë shumë pranë adoptimit të tij. Ishte drejtuar për këtë arsye në Shtëpinë e Fëmijës dhe një djalë biond me sy bojëqielli, si ta kishte lindur vetë, ia kishte rrëmbyer zemrën. Ishte gati ta merrte në shtëpinë e saj, por mamaja e fëmijës, që vazhdonte e shihte të birin nuk e kishte lejuar.

“Unë kam një karrierë 20-vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single. Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur unë isha në karrierë. Fëmija ishte gjashtë muajsh sikur e kisha lindur unë. Me sy bojëqielli, biond, ishte një fëmijë i mrekullueshëm. Doja ta adoptoja në atë kohë”, ka thënë Klodiana.

E ëma vazhdonte ta shihte djalin e saj dhe kjo kishte penguar procesin e birësimit si dhe mundësinë për të parë si do ishte tani Klodi mami e një djali. Ajo histori mbyllet me nëse!

Source @revistaclass.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top