Connect with us

Klodiana Shala tregon pse nuk është bërë nënë dhe dështimin për të adoptuar një fëmijë

Kuriozitete

Klodiana Shala tregon pse nuk është bërë nënë dhe dështimin për të adoptuar një fëmijë

Klodiana Shala tregon pse nuk është bërë nënë dhe dështimin për të adoptuar një fëmijë

Klodiana Shala njihet për titujt e saj në sport, palestrën që drejton pas tërheqjes nga atletika, pamjen e kuruar dhe një histori dashurie tashmë të lënë pas krahëve, por nuk e dinim nëse gjatë kësaj kohe ka dashur të bëhej nënë.

Tashmë single, rekordmenia shqiptare e garave të shpejtësisë, ka treguar në Opinion që ka qenë angazhimi në sport që nuk e ka lejuar të lindte një fëmijë në ato vite.

Megjithatë ajo e ka dashur një fëmijë. Madje ka qenë shumë pranë adoptimit të tij. Ishte drejtuar për këtë arsye në Shtëpinë e Fëmijës dhe një djalë biond me sy bojëqielli, si ta kishte lindur vetë, ia kishte rrëmbyer zemrën.

Ishte gati ta merrte në shtëpinë e saj, por mamaja e fëmijës, që vazhdonte e shihte të birin nuk e kishte lejuar.

"Unë kam një karrierë 20-vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single. Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur unë isha në karrierë.

Fëmija ishte gjashtë muajsh sikur e kisha lindur unë. Me sy bojëqielli, biond, ishte një fëmijë i mrekullueshëm. Doja ta adoptoja në atë kohë", ka thënë Klodiana. E ëma vazhdonte ta shihte djalin e saj dhe kjo kishte penguar procesin e birësimit si dhe mundësinë për të parë si do ishte tani Klodi mami e një djali. Ajo histori mbyllet me nëse. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top