Connect with us

Konfliktohen me armë zjarri për një vend parkimi, në pranga “Doraci”

Kuriozitete

Konfliktohen me armë zjarri për një vend parkimi, në pranga “Doraci”

Konfliktohen me armë zjarri për një vend parkimi, në pranga “Doraci”

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3 në kryeqytet kanë bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 20:00, në Rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm si ato të pistoletës TT.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera është arritur të mësohet se konflikti ka ndodhur midis tre shtetasve dhe arsye e këtij konflikti ka qenë një vendparkimi.

Falë punës operative-hetimore dhe procedurale të kryer është bërë i mundur identifikimi i personave të përfshirë në këtë konflikt dhe më pas arrestimi i Ardit Isufaj, i njohur si "Doraci", 28 vjeç, dhe është shpallur në kërkim shtetasi F. Gremi, i njohur si “Lori”, 36 vjeç, dhe ka nisur procedimi ndaj shtetasit M. P., 68 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi M. P, ka parkuar automjetin e tij në afërsi të shkallës së pallatit ku banon shtetasi F. Gremi, ku ky i fundit është afruar dhe ka filluar të debatojë me M.P, më pas është afruar edhe Ardit Isufaj.

Pas debatit Isufaj dhe Gremi kanë kanosur shtetasin M. P dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendparkimi.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top