Connect with us

Krim i dyfishtë në Gjirokastër, vriten me armë zjarri burrë e grua

Kuriozitete

Krim i dyfishtë në Gjirokastër, vriten me armë zjarri burrë e grua

Krim i dyfishtë në Gjirokastër, vriten me armë zjarri burrë e grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Gjirokastrës ku burrë e grua janë vrarë me armë zjarri.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në lagjen “Palorto”, ndërsa viktimat janë identifikuar si Leko Kosta dhe gruaja e tij Afërdita Kosta.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se çifti është vrarë me armë zjarri nga fqinji i tyre, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të krimit të ndodhur sot, por sipas hetimeve paraprake dyshohet se gjithçka ka ardhur pas një konflikti që viktimat kanë pasur me fqinjin për kopshtin.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij krimi të rëndë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top