Connect with us

Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Rama ka kërcënuar ambasadorët

Kuriozitete

Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Rama ka kërcënuar ambasadorët

Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Rama ka kërcënuar ambasadorët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, hedh akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për Ylli Rakipin në emisionin ‘Të paekspozuarit’ këtë të enjte, Kryemadhi akuzoi kreun qeverisë se kërcënon ambasadorët.

Ajo deklaroi se përfaqësuesit e vendeve të huaja në Shqipëri, në takime private, thonë se Rama ka probleme mendore, por se në publik flasin ndryshe për shkak se ndihen të kërcënuar.

Ajo përmendi rastin e ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, për të cilën tha se në takimin që ka pasur para disa ditësh me komisionerin Johannes Hahn, i tha atij që, edhe nëse ambasadorja Vlahutin do të thotë diçka kundër zotit Rama, ai do i telefonojë menjëherë Federica Mogherinit për t’i prishur karrierën politike asaj.

“Sepse ne e dimë shumë mirë se sa posesiv është Rama, siç është posesiv duke quajtur median kazan dhe të paditur po ashtu është posesiv edhe ndaj institucioneve të tjera, qoftë dhe ambasadorë. Po të pyesësh ambasadorët, në mënyrë të pavarur, pa pasur takimet e tyre të kortezisë, janë të parët që thonë se ky nuk është në rregull nga trutë e kokës, për kryeministrin tonë. Dhe ambasadorët me aq mundësi sa kanë, do të vuajnë dhe ata për fatkeqësinë e tyre që do jenë nën tutelën, ose nën kërcënimin e një njeriu me probleme mendore siç është kryeministri ynë”, u shpreh Kryemadhi. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top