Connect with us

Kryemadhi: LSI jo në opozitë me qeverinë për statusin e minatorit

Kuriozitete

Kryemadhi: LSI jo në opozitë me qeverinë për statusin e minatorit

Kryemadhi: LSI jo në opozitë me qeverinë për statusin e minatorit

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me minatorët në Bulqizë. Gjatë fjalës së saj në këtë takim, kryetarja e LSI tha se minatorët kërkojnë atë që u takon dhe jo lëmoshë. Kryemadhi i bëri thirrje qeverisë që të sjell sa më shpejt statusin e minatorit në Kuvend.

“Minatorët kanë sakrifikuar jetën e tyre, kanë derdhur djersë dhe gjak, për të arritur atë çka ne sot kemi por faktikisht nuk kërkojnë lëmoshë por kërkojnë mirënjohje dhe atë çfarë u takon. Lëmosha i fyen dhe mosbërja e një statusi për minatorët në fakt është fyerje dhe harresë ndaj brezave të tërë por edhe për atë çka presim në të ardhmen.

Ne këtu nga Bulqiza duam t’i themi qeverisë shqiptare që të vijë të ulet këtu dhe të bisedojë me ju. Po u themi që ne nuk jemi në opozitë me qeverinë shqiptare për Statusin e Minatorit. Në momentin që qeveria do ta sjellë këtë status në Kuvend votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të gjitha, 19 vota, pro Statusit të Minatorit”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo tha se LSI nuk është në opozitë me qeverinë për statusin e Minatorin, ndërsa shtoi se nëse qeveria sjell në Kuvend statusin e minatorit, të 19 votat e LSI do të jenë pro.

“Ne këtu nga Bulqiza duam t’i themi qeverisë shqiptare që të vijë të ulet këtu dhe të bisedojë me ju. Po u themi që ne nuk jemi në opozitë me qeverinë shqiptare për Statusin e Minatorit. Në momentin që qeveria do ta sjellë këtë status në Kuvend votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të gjitha, 19 vota, pro Statusit të Minatorit.

Sigurisht që i kërkojmë qeverisë që të largohet nga kazani i oligarkëve sepse ata pasurohen çdo ditë me mundin dhe me djersën e minatorëve. Vetëm për këtë vit janë fituar rreth 40 milionë euro dhe fatura e Statusit të Minatorit që kemi paraqitur ne në Parlament nuk është më shumë se 10 milionë euro në vit. Prandaj duam që këtë bashkëbisedim me ju ta zhveshim nga politika dhe të diskutojmë dhe të hyjmë në detaje më të rëndësishme dhe të domosdoshme”, tha Kryemadhi. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top