Connect with us

Kryemadhi pret në takim ambasadoren e Kinës: Forcim të bashkëpunimit

Kuriozitete

Kryemadhi pret në takim ambasadoren e Kinës: Forcim të bashkëpunimit

Kryemadhi pret në takim ambasadoren e Kinës: Forcim të bashkëpunimit

Kryetarja e LSI Znj. Monika Kryemadhi priti sot në një takim Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Sh.S.Znj. Jiang Yu. Kryetarja e LSI vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve, duke vlerësuar gjithashtu angazhimet e Kinës në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

"Ne mbështesim programin “Një Brez Një rrugë” dhe procesin 16+1 për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe e shohim si një mundësi të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi, shprehu mbështetjen e plotë për krijimin në Shqipëri të Qendrës së Organizatave rinore në kuadër të kësaj Nisme. Gjithashtu, Kryetarja e LSI shprehu falenderimet ndaj Ambasadores Sh.S.Znj. Jiang Yu për rolin e saj në fortësimin e këtij bashkëpunimi në të mirë të të dyja vendeve.

Kryemadhi vlerësoi fokusin që ambasada i kushton projekteve vendore dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe sektorë të tjerë të zhvillimit.

Nga ana e saj Ambasadorja e Kinës Sh.S.Znj. Yu vlerësoi rolin që LSI jep në arenën politike shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit. Gjatë fjalës së saj Ambasadorja u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve zhvillohen duke u bazuar mbi marrëdhëniet njerëzore, te qeverive por edhe te partive politike. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top