Connect with us

Kryeministri Rama takim kokë më kokë me ministrin Fatmir Xhafaj

Kuriozitete

Kryeministri Rama takim kokë më kokë me ministrin Fatmir Xhafaj

Kryeministri Rama takim kokë më kokë me ministrin Fatmir Xhafaj

Pak para se Këshilli të jepte fjalën e fundit për deputetin Saimir Tahiri, Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Dy zyrtarët e lartë u takuan në zyrën e ministrit të Brendshëm, ndërsa nuk dihet se për çfarë kanë folur.

Ditën e djeshme, Fatmir Xhafaj e quajti të padrejtë vendimin e prokurorisë për të kërkuar autorizimin e Kuvendit që të heqë mandatin e deputetit për Saimir Tahirin.

Por kjo deklaratë e tij solli reagimin e ashpër të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llall i cili foli për një situatë të pazakontë të krimit në vend.

Po ashtu, qëndrimet e Xhafajt u përdorën edhe nga Partia Demokratike, e cila përmes kryetarit Basha i qëndor idesë së ministri i Brendshëm po përdoret nga Rama për të mbrojtur ish-ministrin Tahiri. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top