Connect with us

Basha: Drejtorët e ministrisë së Brendshme, janë vënë në dispozicion të Tahirit

Kuriozitete

Basha: Drejtorët e ministrisë së Brendshme, janë vënë në dispozicion të Tahirit

Basha: Drejtorët e ministrisë së Brendshme, janë vënë në dispozicion të Tahirit

Lulzim Basha ka vijuar me akuzat në drejtim të ministrisë së Brendshme se është vënë në dispozicion për të mbrojtur Saimir Tahirin.

Në një deklaratë për mediat, Basha shoqëron reagimin e tij me një video ku shfaqet një person, që thuhet se është Loran Sevi, i cili shoqëroi ish-ministrin Tahiri në emisionin “Opinion”, pak ditë më parë.

Basha thotë se “drejtorët e MPB janë vënë në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës”.

“Personi ne foto dhe video ështe Loran Sevi, i cili aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, shkruhet në reagimin e shpërndarë nga PD.

Basha akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilët sipas tij po bëjnë gjithçka që Tahiri të shpëtojë nga kjo situatë, pasi ky i fundit po e shantazhon me dosjen e vëllait të tij, Agron Xhafaj.

“Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish-Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa”, përfudnon reagimi i Bashës. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top