Connect with us

Kryepolici Haki Çako shkon në SHBA

Kuriozitete

Kryepolici Haki Çako shkon në SHBA

Kryepolici Haki Çako shkon në SHBA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako merr pjesë në Konferencën e Shoqatës ndërkombëtare të Shefave të Policisë që po zhvillohet në Filadelfia, SHBA.

Gjatë vizitës atje, Çako është takuar me Drejtorin e Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.

Gjatë ditëve të konferencës, Çako do zhvillojë të tjera takime të rëndësishme në interes të Policisë së Shtetit.

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë që po zhvillohet në Filadelfia, SHBA, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues madhor Haki Çako zhvilloi një takim me Raymond Villanueva, Drejtor i Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Sipas komunikatës së Policisë së Shtetit, gjatë takimit, Villanueva vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve sidomos në rastet e parandalimit dhe hetimit të krimit kibernetik dhe në veçanti në parandalimin e krimit kibernetik ndaj të miturve.

Çako dhe Villanueva diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria kibernetike, emigracioni i paligjshëm, hetimi i krimit financiar, etj.

Z. Villanueva e ftoi z.Çako për vizitë në Selinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Uashington si dhe ofroi vizita studimore në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Uashington për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë si ekspertë të hetimit të krimit kibernetik dhe të zbulimit të provave në programet kompjuterike.

Mësohet se qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja me metodat dhe teknologjinë më të përparua për hetimin e krimit kibernetik, me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako falënderoi z. Villanueva për bashkëpunimin si dhe për ndihmën që ShBA i kanë dhënë në vazhdimësi Policisë së Shtetit.

Konferenca është duke vijuar punimet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do zhvillojë të tjera takime bilaterale.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top