Connect with us

Kush e përgjoi Tahirin? Petrit Vasili publikon mesazhin

Kuriozitete

Kush e përgjoi Tahirin? Petrit Vasili publikon mesazhin

Kush e përgjoi Tahirin? Petrit Vasili publikon mesazhin

Kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka zbuluar jë mesazh se kush e ka përgjuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar si i përfshirë në trafik droge.

Ai bën një postim të gjatë për të gjithë ata që kanë “harruar” dhe për ata që bëjnë sot sikur “harrojnë”.

Vasili thotë se Kryeministri që bën sot si i shokuar nga përgjimet që u bënë publike për ish-ministrin e tij është qartësisht frymëzuesi dhe mbështetësi kryesor i gjithçkaje që ka ndodhur dhe ndodh me trafiqet dhe krimin e organizuar.

“E shkarkonte zv.ministrin në atë kohë se tha të vërteta të hidhura. Lexojini vetë të nderuar qytetare, gazetare, analistë, politikanë dhe kushdo i interesuar. Po ju riprodhoj lajmin siç media e kohës e ka përcjellë”, shkruan Vasili në Facebook.

Ai shton se vetëm dy orë pas publikimit të një mesazhi telefonik, ku zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko i përgjigjej Saimir Tahirit për një akuzë personale, Kryeministri Edi Rama shkarkoi zv.ministrin.

Vasili bën me dije se në motivacionin e shkarkimit të firmosur nga Kryeministri, thuhet: “Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të punëve të brendshme z.Ilir Marko”.

Vasili publikon mesazhin që ish zv.ministri Marko i dërgonte Saimir Tahirit në 22 qershor:

“Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty, more i mjerë, sepse atë punë e bënin shërbime të specializuara, që pasi u bindën për bëmat e tua, rekomanduan shkarkimin tënd. Sepse, nëse nuk do të ishe shkarkuar raportet e ndërkombëtarëve do të nxiheshin nga emri jot!”. Nuk do ta jap kënaqësinë e tërheqjes së vëmendjes drejt teje, duke replikuar me ty sepse një i mbaruar si puna jote këtë do. Por, po do shpjegim për shkarkimin tënd, pyet shefin tënd për letrën me ultimatum që ka ardhur nga partnerët ndërkombëtarë. Kështu që mos më provoke mua sepse edhe 1% shans që të ka ngelur për të vazhduar në politikë. Bën mirë të mos ta rrezikosh”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top