Connect with us

Ky është hajduti më pafat në botë, arsyeja është Ferrari që vodhi

Kuriozitete

Ky është hajduti më pafat në botë, arsyeja është Ferrari që vodhi

Ky është hajduti më pafat në botë, arsyeja është Ferrari që vodhi

Ai mund të cilësohet si hajduti më pafat i momentit. Dhe të mendosh që vjedhjen e ka kryer në mënyrën e duhur, por jo çdo gjë i ka shkuar siç e kishte menduar.

Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-së, ku një person ka vjedhur automjetin luksoz tip "Ferrari", i cili kushton 340 mijë dollarë.

Automjeti mësohet se ka qenë i parkuar në një nga lagjet e Kalifornisë, dhe personi në fjalë nuk ka hezituar që ta vjedhë.

Por teksa po arratisej nga policia, makinës luksoze i ka mbaruar karburanti. Kjo e detyroi hajdutin t'i drejtohet një pike karburanti.

Dhe si të mos mjaftonte kjo u kujtua që nuk kishte as para në xhep.

Siç shikohet edhe në videon e mëposhtme, hajduti në këtë moment ka nisur t'u kërkojë para kalimtarëve të rastit.

Por aventura e tij mori fund në momentin kur njëri nga kalimtarët njoftoi policinë, e cila prangosi hajdutin. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top