Connect with us

Ky është parashikimi i motit për muajin e shenjtë të Ramazanit

Kuriozitete

Ky është parashikimi i motit për muajin e shenjtë të Ramazanit

Na ndajnë edhe disa javë nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, ku edhe do të nisin agjërimin më shumë se 1 miliardë myslimanë anembanë botës.

Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit fillon më 27 maj dhe dita e parë e Fiter Bajramit është më 25 qershor,

Sipas fesë islame, agjërimi në Islam nënkupton abstenimin apo “përmbajtja nga një veprim”.

Se si do të jenë temperaturat gjatë këtij muaji na njofton Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Aliu thotë se muaji maj karakterizohet kryesisht me reshje shiu, ku temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 21 gradë celsius.

“Muaji maj do të karakterizohet me reshje të mjashtueshme të shiut. Parashikohet nga 14 deri në 16 ditë të ketë reshje lokale shiu. Përhapja e këtyre reshjeve nuk do të jetë uniformë për shkak të relievit që ka Kosova. Temperaturat maksimale për këtë muaj parashikohen të lëvizin nga 18 deri në 21 gradë celsius mesataret e maksimaleve, ndërkaq minimalet e mesataret 8 deri në 10 gradë celsius që pritet të lëvizin ngadalë. Do të ketë herë herë erë të vrullshme, kryesisht nga drejtimi i jug perëndimit, ku shpejtësia maksimale do të arrijë deri në 22m/s.

Nuk përjashtohen ditët e reshjeve, do të ketë edhe shkarkime të rrufesë të cilat fatkeësisht në disa territore të vogla mund të sjellin edhe thartuesi të breshrit dhe kjo si pasojë e ndryshimeve të temperaturave të fuqishme dhe breshëformuese dhe klimës së larmishme që ka vendi ynë”, ka thënë ai

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top