Connect with us

Ky kamerier mori bakshish të madh, arsyeja do t’ju lë pa fjalë (Foto)

Kuriozitete

Ky kamerier mori bakshish të madh, arsyeja do t’ju lë pa fjalë (Foto)

Kasey Simmons i pëlqen t’i bëjë njerëzit të buzëqeshin. Por të martën, kamerieri 32-vjeçar u pa duke shndritur në fytyrë.

Një klient në restaurantin “Applebee” në zonën e Dallasit, ku ai punon i la atij një bakshish të paharrueshëm

“Ata kërkuan gjënë më të lirë në meny”, tha Simmons. “Ujë me gaz”, shkruan CNN.

Fatura totale ishte 0.37 dollarë, ndërkaq bakshishi ishte 500 dollarë. Ndërsa, një porosi e lënë në pecetë shpjegoi arsyen.

“Në një nga ditët më dëshpëruese të vitit … ia keni bërë ditën të mrekullueshme nënës sime,” tha shënim. “Ju keni këmbëngulur për të paguar. I keni thënë asaj se ajo është një grua shumë e bukur. Unë nuk kam parë kjo grua të buzëqeshë qysh kur babai im vdiq”, shkruhej në pecetë.

Mirësia e Simmons bëri diferencën, dhe vajza e gruas deshi t’ia bënte këtë me dije. Por, ajo nuk deshi që ai ta dinte emrin e gruas. Tani për tani ai vetëm mund të pyesë veten se cilën grua e ka bërë të buzëqeshë, duke e ditur tashmë se gjesti i tij i thjeshtë, ka pasur një ndikim të çmuar.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top