Kuriozitete
Ky mister i pikturës së Da Vincit do t’ju lërë pa mend
Artistët shpesh lënë mesazhe të veçanta në veprat e tyre. Por ne jemi mësuar t’i shohim pikturat në tërësi, pa i kushtuar vëmendje detajeve, transmeton Klan Kosova.
Janë disa nga këto piktura të famshme të cilat nuk janë aq të thjeshta sa duken në shikim të parë.
Ka edhe një shpërblim në fund: një vepër e panjohur nga Leonardo da Vinçi, e cila mund të jetë një tjetër kryevepër.
Balena që asnjëherë nuk ka ekzistuar
Ky peizazh shumë modest ka fshehur të vërtetën për 150 vjet.
Artisti Hendrick van Anthonissen vendosi të pikturojë mbi të, duke menduar se një kafshë e ngordhur do të ishte më interesante për audiencën.
Kodi i Da Vinçit
Anëtarët e Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të Italisë gjetën shkronjat “LV” në syrin e djathtë të Mona Lisas. Ata kishin treguar inicialet e emrit të artistit, Leonardo da Vinçi.
Femër apo mashkull?
Për një kohë të gjatë, personi në këtë pikturë nga Caravaggio u konsiderua një grua. Vetëm në fillim të shekullit të 20-të, kritikët e artit e kanë parë një djalë të ri.