Connect with us

“Lërmë të iki!”, shkodrani përlot rrjetin: Kur mësova se e dashura ime kishte vetëm 4 muaj jetë…

Kuriozitete

“Lërmë të iki!”, shkodrani përlot rrjetin: Kur mësova se e dashura ime kishte vetëm 4 muaj jetë…

Kur mësoi se e fejuara ishte prekur nga kanceri, asaj i kishin mbetur vetëm 4 muaj jetë.

Djali shkodran rrëfen tragjedinë dhe dhimbjen e përjetuar dhe përlot me historinë e tij për “ShkodraNews”.

“E fejuara ime ishte 22 vjeçe kur u diagnostikua me kancer, e metastazat kishin prekur edhe mushkëritë.

Ishim të dy studentë të ‘Luigj Gurakuqit’ atë vit të zi. Kur e mësuam lajmin e kobshëm, nuk arrija ta besoja së kishte vetëm 4 muaj jetë.

U bëra kujdestari i saj natë e ditë. Dhimbja që ndjeva në vend që të më mposhte, m’u kthye në forcë. Si mund ta lija vetëm të voglën time në ato momente???

Ishim shumë afër me njëri-tjetrin çdo sekondë, nuk pranova që askush tjetër veç meje të kujdesej për të për të përditshmet, e ushqeja si fëmijën, i bëja dush e gjithçka.

Duke qenë se kanceri i saj u zhvillua aq shpejt dhe ishte tepër agresiv, e vogla ime shumicën e kohës e kalonte në agoni.

I kam lexuar aq shumë faqe, i kam vënë aq shumë muzikë, e video-kaseta filmash, sepse më dukej sikur ajo shihte dhe ndjente si dikur.

Me të po ikte dhe shpirti im. Po iknim bashkë! Flisnim për shumicën e gjërave, por një nga gjërat më të vështira për të diskutuar ishte vdekja e saj dhe jeta ime më pas. Ajo ishte shumë e zgjuar për t’i fshehur të vërtetën dhe pa ia thënë ne tha: Nuk dua të vdes në spital!

Kështu që e morëm në shtëpi. E njihja që kur ishte vajzë e vogël me gërsheta e prej 6 vitesh ishim të lidhur.

Kur e shikoja si më tretej para syve dita-ditës, zemra ime ndahej në copa. Kam kontaktuar mjekë nga Austria në Turqi. Rrija pas video-kamerave me shpresën se njëri prej tyre do të më thoshte: Sille!

Por jo, asnjë shans për mbijetesë për të voglen time. Një nga gjërat e fundit që më tha ishte “Lërmë të iki”. I kam premtuar që do ta dua gjithmonë. E që një ditë do të takohemi! Isha me të kur mori frymën e fundit, ishte aq e dhimbshme”, shkruan djali.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top