Connect with us

Letra e Denar Bibës nxjerr PS bllof për shkarkimin e Zgurit: Kapllanajn nuk e prek dekriminalizimi

Kuriozitete

Letra e Denar Bibës nxjerr PS bllof për shkarkimin e Zgurit: Kapllanajn nuk e prek dekriminalizimi

Letra e Denar Bibës nxjerr PS bllof për shkarkimin e Zgurit: Kapllanajn nuk e prek dekriminalizimi

Një letër e nënshkruar nga kryetari i KQZ sot nënkryetar i saj, Denar Biba, lidhur me Agron Kapllanajn, duket se po e nxjerr bllof përpjekjen e Partisë Socialiste për shkarkimin e kreut aktual të KQZ, Klement Zguri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve debatoi edhe sot çështjen e Agron Kapllanajt, kryebashkiakut të Mallakastrës i cili sipas socialistëve duhet t’i hiqet mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Këtë fakt e ka theksuar sërish fort Denar Biba, nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por në një shkresë që z. Biba ka firmosur dhe ka shpërndarë për listën e personave që preken nga dekriminalizimi, emri i Agron Kapllanajt figuron tek emrat e personave që nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimi të funksionit.

Më datë 19.02.2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë në një komunikim publik ku ka sqaruar se ishin 18 funksionarët të lartë, pjesa më e madhe të të cilëve, deputetë të cilët kishin deklaruar dënime në formularët e tyre të dekriminalizimit.

Sipas shkresës së përcjell nga vetë Biba institucioneve shtetërore, dhe përfaqësive diplomatike, ata nuk ishin në kushtet e penalizmit.

Në atë periudhe debati ishte fokusuar në heqjen e mandatit të kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe ati të Fushë Krujës, Artur Bushi.

Sipas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, Kapllanaj ishte rehabilituar në vitin 2016, dhe për këtë arsye nuk duhej t’i hiqej mandate. Por në mbledhjen e KQZ-së ku u shqyrtua çështja, nënkryetari i KQZ, Biba tha se mandate i Kapllanajt duhet të ishte hequr në vitin 2016 ndërkohë që shkresat e publikuara nga KQZ tregojnë se Prokuroria e Përgjithshme me shkresën e datës 21.02.2017 i ka kërkuar t’i vihen në dispozicion formularët e vetëdeklarimit të 30 subjekteve të përmendura në deklaratën e zëdhënëses së KQZ-së në datën 19 shkurt.

Vetëm një ditë më pas, kryetari i KQZ-së në atë kohë, Denar Biba i ka kthyer përgjigje Prokurorisë me shkresën e datës 22.02.2017, me nr/prot 1218/1, ku i thotë se; “…KQZ- ka konstatuar me bindje të plotë se dhënat e deklaruara të funksionarëve publik, sipas deklaratës për shtyp të datës 19.02.2017, nuk përfshihen Brenda sferës së ndalimeve të parashikuara nga neni 2 i ligjit 138/2015. Në vlerësim të KQZ të dhënat e disponuara nuk përbënin shkak për verifikim të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme”.

WhatsApp Image 2017-11-15 at 17.32.38WhatsApp Image 2017-11-15 at 17.32.40 (1)WhatsApp Image 2017-11-15 at 17.32.40WhatsApp Image 2017-11-15 at 17.32.39 (2)WhatsApp Image 2017-11-15 at 17.32.39 (1)WhatsApp Image 2017-11-15 at 17.32.39WhatsApp Image 2017-11-15 at 17.32.38 (1) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top