Connect with us

Linda Rei rrëfen dashurinë me djalin e biznesmenit: Si reagoi kur mësoi se isha transgjinore

Showbiz

Linda Rei rrëfen dashurinë me djalin e biznesmenit: Si reagoi kur mësoi se isha transgjinore

Trangjinorja shqiptare Linda Rei e komentuar shumë në mediat shqiptare, pasi bëri bujë vitin e kaluar teksa u shfaq në emisione televizive duke rrëfyer se ishte trangjinore. Prej vitit 1999 ajo jeton në Itali ku punon si grimiere profesioniste. Sot ajo rrëfen lidhjen e saj me djalin e një biznesmeni kosovar me banim në Zvicër. Mesa duket, Linda ka patur fat jo vetëm në dashuri me djalin që ndan prej 4 muajsh ditët e lumtura por edhe pasi ai nuk e ka problem që Linda ka lindur mashkull dhe është kthyer në një femër.

Në një intervistë për revistën Story Linda ka treguar momentin kur është njohur me djalin në fjalë dhe çfarë i ka thënë ai kur ka mësuar të shkuarën e saj.

Kam 3 muaj në lidhje me një djalë që jeton në Lugano të Zvicrës.Është djalë i vetëm, 28 vjeç nga Kosova dhe bashkë me të atin kanë një nga hotelet më luksoze në Lugano. Kur u njohëm nuk e dinte se kush isha sepse ai nuk i ndjek televizionet shqiptare. Për herë të parë u pamë tek hoteli i tij. Unë isha me një shoqe duke pirë kafe. Ditën e tretë ai erdhi dhe bëri gjasme sikur ishte kamarier. Ishte gjest shumë simpatik nga ana e tij”, tregon Linda.

Mënyra që zgjodhi për t’u afruar e për të më njohur më pëlqeu shumë. Unë i kam qejf këto veprime si në filma. Pas herës së parë që dolëm për darkë, unë i dërgova linkun me intervistën time të parë në Top Show pasi doja të kuptonte kush isha unë dhe të kaluarën time”, është shprehur Linda.

Por si ka reaguar i dashuri i saj kur ka mësuar të shkuarën?

Prisja një reagim pak negative por ndoshta fakti që ka lindur në Zvicër nuk i bëri përshtypje. Ai më tha se po njeh Lindën sot dhe sikur të kisha qenë kriminele ose çdo gjë tjetër më para, ajo është e shkuar dhe se nuk ka shumë rëndësi për të”, tregon Linda.

Megjithatë ajo thotë se dashuria e tyre do vihet në sprovë pasi ajo ka shumë ëndrra dhe projekte të cilat siç thotë Linda dashuria mund t’ja shkatërrojë.

Ai nuk është fare dakort që firmosa kontratën për një emision ku do jem pjesë nga gushti në dhjetor pasi ai jeton në Lugano ndërsa unë do jem në Shqipëri e Kosovë. Di të them që unë dy herë kam lënë jetën time dhe ëndrrat e mia për dashurinë dhe këtë gabim s’do e bëj më as për dashuri e as për pasuri”, është shprehur Linda.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top