Kuriozitete
Llalla kërkon arrestimin e Tahirit, Rama takim me Xhafaj në Kryeministri
Llalla kërkon arrestimin e Tahirit, Rama takim me Xhafaj në Kryeministri
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkuar pasditen e kësaj të enjteje në zyrën e Kryeministrit për të zhvilluar një takim me Edi Ramën.
Takimi me dyer të mbyllura zgjati pak minuta dhe u zhvillua në ambientet e kryeministrisë në lidhje me zhvillimet e fundit për çështjen e Saimir Tahirit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ish-Ministrit Saimir Tahiri. Vendim që ka ardhur pas hetimeve të grupit Habilaj.
Sot në orën 19:00 pritet që të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për heqjen e imuniteti të Tahirit.
Më herët në një dalje për mediat deputeti demokrat Eduard Halimi ripërsëriti kërkesën ndaj kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi për të mbledhur urgjentisht Këshillin e Mandateve që t’i hapet rrugë arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Halimi i kërkoi edhe kryeministrit Rama që të largohet në mënyrë që drejtësia të mos ndikohet. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.