Connect with us

Lufta kundër krimit, Xhafaj: Së shpejti, lista me emrat e të dyshuarve

Kuriozitete

Lufta kundër krimit, Xhafaj: Së shpejti, lista me emrat e të dyshuarve

Lufta kundër krimit, Xhafaj: Së shpejti, lista me emrat e të dyshuarve

Së shpejti, ministria e Brendshme do të ketë një database me emrat dhe të dhënat e personave të përfshirë në lidhje kriminale.

Duke folur për buxhetin e vitit 2018, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se një gjë e tillë do të ndihmojë autoritetet për të goditur më thjeshtë çdo veprimtari kriminale.

“Jemi thuajse në përfundim të grumbullimit të të dhënave mbi grupet kriminale vepruese në vend. Jemi duke ndërtuar një data baze shumë të plotë, që kurrë më parë nuk ka ekzistuar kaq unike e përfshirëse, me të dhëna për persona, lidhjet e tyre kriminale, aktivitetet e rënda kriminale të dyshuara se kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me të ardhura nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupe të tjera jashtë vendit apo mbështetjen që kanë siguruar në vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre kriminale etj”, tha Xhafaj.

Fokusi i punës së ministrisë për vitin 2018 do të jetë goditja e kriminalitetit tha Xhafaj, duke paralajmëruar të tjera aksione në Fier, ku tha se përveç një grupi të shkatërruar pak ditë më parë, janë evidentuar edhe tre grupe të tjera.

“Goditja e një grupi kriminal në Fier, vetëm dy ditë më parë, një prej 4 grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon, është vetëm fillimi i këtij procesi që do të vazhdojë edhe më me intensitet e vendosmëri në muajt që vijnë”, tha ministry.

Ministri Xhafaj e sheh si mjaft të rëndësishëm asistencën e partnerëve ndërkombëtarë për të luftuar krimin. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top