Connect with us

…ma ktheve për mrekulli, kurvë!

Kuriozitete

…ma ktheve për mrekulli, kurvë!

Jam e bindur tashmë se secili prej nesh ka një rrugë të veten që duhet ta kalojë, të përpiqet, të sakrifikojë edhe të jetë i lumtur… Kjo është shumë e rëndësishme. A nuk kemi ardhur në këtë jetë për t’u gëzuar, për të folur me njëri-tjetrin me fjalët që kurrë nuk mjaftojnë për të shprehur dashurinë, miqësinë, falënderimin, faljen, kuptimet dhe moskuptimet tona? A nuk mundohemi të gjithë të dashurojmë sinqerisht? Mendoj se dashuria, në shumicën e rasteve, është e tmerrshme, ashtu siç janë të tmerrshme ndjenjat tona kur për herë të parë biem në dashuri. Nuk gjej fjalë të tjera për të treguar për tërë atë që më ka ndodhur në rininë time dhe prej atëherë kam mbetur disi e trembur nga hija e vetes sime. Nuk po mund të përballem me të ardhmen time… nuk po mund të kuptoj se çfarë do më sjell e nesërmja ime e mjegulluar.

Disa herë kam tentuar t’i jap fund njëherë e përgjithmonë jetës sime, por në momentin e fundit më është dridhur dora të bëj vetëvrasje. Tani po jetoj, por nuk di se a i thonë jetë kësaj: po vuaj për dashuri, po vuaj për seks, po vuaj për gjithçka…”.

Nuk m’i plotësonte nevojat seksuale

“Po përpiqem t’iu tregoj historinë time, e cila u zgjidh vetëm para pak ditësh. Gjithçka shkonte shumë mirë, djali që dashuroja ishte i përkushtuar, i kujdesshëm, tepër korrekt dhe i vëmendshëm ndaj gjërave të mia. Ne qeshnim dhe flisnim hapur për dëshirat dhe fantazitë tona. Lidhja jonë ishte e qetë, pa ato ulje-ngritjet e përhershme të një çifti që ka filluar të njihet. Xhelozia ishte larguar në toka të tjera , asnjë person tjetër nuk mund të ndërhynte në jetën tonë. Pothuaj çdo ditë pushtonim territore tek njëri- tjetri dhe ndjeheshim mirë në zbulimet që kryenim. Ai punonte shumë dhe pavarësisht nga kjo mbrëmjeve gjendeshim bashkë. Kishte gjithmonë kohë për mua, nuk vonohej kurrë në takim, sillte lule kur mundte, nuk e fshihte se kishte një të dashur (që isha unë), nuk harronte ditëlindjen time dhe datat e rëndësishme të lidhjes sonë. Gjithçka ishte e përsosur, perfekte, nuk mungonte asgjë në këtë lidhje dhe përsëri… diç mungonte… mungonte drama… nuk kishte ankthe për të nesërmen, nuk kishte dyshime për të ardhmen.

Ai ishte personi që nuk gabonte kurrë, pak a shumë një njeri që bënte vetëm mirë. Unë isha e dashura e tij, por nuk isha e lumtur, aspak e lumtur me të dhe këtë nuk doja ta fshehja prej tij.

Ankthet, dyshimet, pasiguria u bën pjesë e jetës sime. Tek e fundit, a mundte një mashkull të ishte kaq i mirë, i dashur, të mos kishte një lidhje të dytë, të më donte vetëm mua? Megjithatë, nga i dashuri im gjithmonë kam ëndërruar që pikësëpari ai të jetë mashkull i fuqishëm për t’më dhuruar sa më shumë kënaqësi, sidomos atëherë kur të ishim në shtrat. Për fat të mirë, Agroni deri diku po më përshtatej, megjithëse nganjëherë isha unë ajo që inicoja të puthurat, ledhatimet dhe lumturinë që i falnim njëri-tjetrit kur ishim pranë. Dhe, sa më shumë kohë që kaloja bashkë me të, sa më shpesh që ishim në shtrat, dëshira ime që pranë vetes ta ndieja edhe një mashkull tjetër, bëhej gjithnjë e më e madhe. Agroni ishte një dashnor i mirë, por arrita në përfundim se nevojën time për butësi dhe kureshtjen time për të provuar diçka tjetër në shtrat, në mënyrë të plotë do ta plotësonte vetëm njohja me një mashkull tjetër, i cili do të duhej të ishte me i ashpër se ai. Lidhjes sime me të ende nuk i kisha dhënë kurrfarë statusi, ndonëse ai ishte i pari mashkull që kishte hyrë në zemrën time dhe të cilit ia kisha dhuruar virgjërinë.

Kishin kaluar tre muaj që ishim bashkë dhe, thënë të drejtën, nga dita në ditë po i pakësohej dëshira që të kishte seks të rregullt me mua. Unë ndoshta bëja pjesë në mesin e atyre vajzave të cilave organizimi i tyre shpirtëror dhe fizik u kërkon seks më të shpeshtë dhe për të mbajtur këtë ritëm Agroni nuk ishte i zoti dhe kështu ai po dështonte. Me siguri, isha në kulmin e një çmendurie seksuale dhe, meqë kisha humbur virgjërinë dhe koha e martesës sime ishte ende larg, doja që të mos vuaja për asnjë çast për mashkull agresiv në shtrat. Por, jo çdo herë femrat mund ta përmbushin nevojën e tyre seksuale kur të duan ato, sepse edhe për vajzat është vështirë të arrijnë te mashkulli i përshtatshëm. Me këtë dua të them se vuajtja e femrës për seks është shumë më e madhe sesa e mashkullit për femër. Unë edhe pse isha në dashuri e sipër me një djalë, e ndieja se ai po dilte i pafuqishëm për të më dhuruar kënaqësinë që unë kërkoja me çdo kusht: është i vërtetë konstatimi se nëse një femër nuk është e kënaqur me partnerin në seks, atëherë ajo patjetër duhet ta gjejë një tjetër.

Ai me një tjetër, unë me një tjetër…

Por, e vërteta e mangësisë sime seksuale qëndronte diku tjetër: para se unë të matesha dhe të çmatesha për të gjetur një mashkull tjetër, i dashuri im prej kohësh mbante lidhje edhe me një femër tjetër. Mirëpo, unë e zura, madje e pash me sytë e mi dorë për dore me një tjetër. U shtanga në vend. Më kishte ndodhur vite më parë të dëgjoja një këso rasti nga një shoqe imja e ngushtë, e cila e kishte kapur për flokësh në mes të rrugësh femrën që e mbante për krahu të dashurin e saj. Sa e lumtur do të isha, mendoja me vete, sikur të kisha qenë ndarë që moti prej tij. Kur e gjeta se çfarë më mungonte – u gëzova, pastaj dyshova se nuk duhej të isha mirë. Po kërkoja vetë belanë që të kisha pak ankth, emocion, tundim… Dhe, më e keqja, ai nuk dinte asgjë nga këto. Nuk mund ta pranoja se ajo tjetra ishe e lumtur me të. Kjo ishte arsyeja që doja me çdo kusht t’i hakmerresha të dashurit tim, për të cilin e dija se pikën më të dobët e kishte xhelozinë. Kisha nevojë për dallgë e stuhi, më duhej batica e zbatica e hakmarrjes dhe më eci fati për mrekulli: iu hakmorëm njëri-tjetrit. Po kërkoja sfidën dhe e gjeta: ai me një tjetër, unë me një tjetër. Kuptova se kisha rënë në dashuri me një mashkull, të cilin ai e njihte më mirë se unë. Dhe, kur më pa me të përdore, u çmend nga tërbimi. Unë kërkoja rrezikun dhe për herë të parë u shfaqëm në duet: ai me të dashurën e re, unë me të dashurin e ri.

“Ma ktheve për mrekulli, kurvë!”, më tha para të tjerëve.

Nuk dija t’i përgjigjesha. Në momentin që vendosa t’i flas për lumturinë time që ia kisha kthyer tradhtinë me tradhti, u ngatërrova më keq.

“Ky po më kënaq më shumë se ti dhe nuk e ndërroij me asnjë mashkull tjetër!”, i thash me sa zë që kisha në zhurmën e muzikës në lokalin ku ndodheshim atë mbrëmje.

Më pas kalova një natë të vështirë, mes logjikës dhe pasionit, arsyetimeve pafund që kërkonin një shpjegim për gjendjen time. Heshtja e natës u bë dëshmitare e mendimeve që përplaseshin në trupin tim dhe kërkonin çlirim. Ora 2 më solli zërin e tij që më uroi natën të mirë dhe gjumë të ëmbël. “Harroje atë që ndodhi dhe dije se më ke mua pranë!”, më pëshpëriti në vesh i dashuri im i ri, në banesën e të cilit kalova atë natë të paharrueshme.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top