Connect with us

Manjani: “Peshqit e mëdhenj” po na i zënë policët e vendeve të tjera, e jona i ndihmon të fshihen

Kuriozitete

Manjani: “Peshqit e mëdhenj” po na i zënë policët e vendeve të tjera, e jona i ndihmon të fshihen

Manjani: “Peshqit e mëdhenj” po na i zënë policët e vendeve të tjera, e jona i ndihmon të fshihen

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ka bërë apel politikës dhe të gjithë institucioneve shtetërore që të heqin dorë nga teatri dhe të marrin përgjegjësitë.

Nwpwrmjet nj postimi nw Facebook, Manjani shkruan se pavarësisht se sistemi i drejtësisë në vend është i korruptuar, sërish përgjegjësinë për inkriminimin e politikanëve nuk e mbajnë gjykatësit dhe prokurorët.

“Cilin “peshk të madh” zuri policia dhe e vuri e liroi Drejtësia?! Po na i zënë policitë e vendeve të tjera, se kjo e jona i ndihmon të fshihen”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Jo më teatër, por merrni përgjegjësitë!

Që të merremi vesh:

Pa dyshim që gjyqtarët e Prokurorët e korruptuar, kanë pëgjegjësinë e vet për mos dënimin trafikantëve!

Por ata (gjykatësit e Prokurorët) nuk janë as drejtuesit, as organizuesit e as mbeshtetësit e trafikantëve! Përgjegjësinë për këtë gjë duhet tja kërkojmë QEVERISË!

Në cilin rast, kur kishte një trafikant me dosje të plotë me prova, gjykatat dhanë pafajsi?! Po flas për prova jo llafe e as letra pa vlerë.

Cilin “peshk të madh” zuri policia dhe e vuri e liroi Drejtësia?! Po na i zënë policitë e vendeve të tjera, se kjo e jona i ndihmon të fshihen.

Insistoj në bindjen time më të thellë se: korrupsionin dhe krimin e bën ose e nxit qeveria! Gjykata thjesht merr bakshishin.

Drejtësia duhet të ndëshkohet për shkak se ka lejuar politikën të fusë hundët në punët e saj! Por nuk mund të ndëshkohet për shkak se “hunda” e politikës nuk jeton dot pa mall e krim!

Nëse duam të ndreqim ndonjë gjë në këtë vend, mirë është të fokusohemi tek problemi. Dhe në shoqërinë demokratike “Problemi është qeveria”- ka thënë Presidenti i USA Ronald Regan.

Zhvendosja e vemendjes nga problemi tek nënproblemi vetëm sa e përkeqson gjendjen!

Megjithatë, drejtësinë e reformuam, po qeverisë si do i bëjmë!

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top