Connect with us

Marinari bashkohet me të birin, por kur e sheh nga afër zbulon mashtrimin e gruas (Video)

Kuriozitete

Marinari bashkohet me të birin, por kur e sheh nga afër zbulon mashtrimin e gruas (Video)

Marinarët amerikanë lënë familjet e tyre për një kohë të gjatë për të realizuar detyrën dhe kur kthehen për t’u bashkuar me ta, kjo është gjëja më e bukur që mund t’u ndodhë.

Megjithatë, këtë herë një marinar i quajtur Alan, nuk e kishte menduar se do të ishte supriza më e bukur e jetës së tij kur të kthehej dhe çdo gjë është regjistruar në You Tube.

Ai ishte martuar me gruan e tij prej 7 vitesh dhe të dy kishin përjetuar një moment të hidhur në jetën e tyre, kur ajo kishte humbur fëmijën në muajin e nëntë.

Të dy kishin një fëmijë dhe dëshira e tyre ishte të rrisnin familjen dhe kur vjen pas detyrës, Alan zbuloi “mashtrimin” e gruas së tij.

Ai kthehet pas 2 muajsh shërbim dhe teksa merr në krahë djalin, lexon nga afër “vëllai i madh” e aty kupton se gruaja e kishte gënjyer.

Ajo priste një tjetër fëmijë dhe nuk ia kishte treguar. Alan nuk mund t’i mbante dot lotët nga emocioni, ai do të bëhej baba sërish.

Videoja është bërë virale në rrjet dhe ka marrë shumë shpërndarje e komente, ndërsa pjesa më e madhe e ka cilësuar si një nga videot më emocionuese.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top