Connect with us

Mbledh prej një viti letrat e cigareve, djali nga Tirana ka një hall të madh dhe kërkon ndihmë

Kuriozitete

Mbledh prej një viti letrat e cigareve, djali nga Tirana ka një hall të madh dhe kërkon ndihmë

Një djalë nga Tirana ka kontaktuar me JOQ.al dhe ka treguar se cili është hobi i tij i veçantë. Ndryshe nga gjithë të tjerët, ai ka bërë një “koleksion” të letrave me ngjyrë që kanë paketat e cigareve.

Në fakt, janë thuajse të gjitha letrat me të njëjtën formë dhe ngjyrë, nuk është se ndryshojë shumë nga njëra-tjetra, por veçantia e djalit është se ka treguar durimin e mjaftueshëm që për një vit rresht të mbledhë të gjitha këto letra të vogla.

Ai ka mbushur një qese plotë, me rreth 1 kilogramë letër. Tashmë nuk ka ku ti çojë dhe siç thotë ai, me sa është i informuar, kjo lloj letre shitet dhe blihet, por nuk di se ku është vendi i grumbullimit të tyre në Shqipëri dhe nëse ka një të tillë në Tiranë.

Kërkesa e tij është për të gjithë, që t’i tregoni, nëse e dini, se ku mund ta çojë këtë letër që ka mbledhur.

Kujtojmë se nuk bëhet fjalë për një letër të thjeshtë, por për fleta ari dhe argjendi që gjendet brenda kutisë së cigareve si mbështjellësi i dytë. Në vende të ndryshme të botës ato blihen nga kompanitë kundrejt një pagese nga 160 në 500 euro kilogrami.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top