Connect with us

MË MIRË TANI, SE MË VONË DO JETË SHUMË VONË!

Kuriozitete

MË MIRË TANI, SE MË VONË DO JETË SHUMË VONË!

MË MIRË TANI, SE MË VONË DO JETË SHUMË VONË!

Nga Ylli Manjani

Krye i Pandehuri, (krye) autori i ekonomisë informale të Hashashit, po na mban leksione edhe për bankat dhe për ekonominë formale.

Hapu dhè! Të na përpijë më mirë, sesa të shohim (krye)informalin të na flasë për formalen! Krye të pandehurin që flet për ligjshmërinë! Krye shkelësin e barazisë para ligjit, që flet për "zbatim të ligjit për të gjithë njësoj"!

Fundja ky, si i kapur ne flagrancë, në krye të krimit dhe ekonomisë informale këtë punë ka: të shesë dengla me gjera që vetë i shkel, i dhunon e i përçmon!

Po një pyetje e kam për Guvernatorin e Bankës së Shtetit: Si mund të liçensohen banka me aksionerë, kapitalet e të cilëve vijnë nga bota e Off shore?! A mund të flasim ne sot për sistem bankar të besueshëm dhe për ekonomi formale, kur nuk njohim pronarët e bankave?

Edhe FMN e ngre këtë pyetje… Prandaj, kjo çështje meriton, jo thjeht një përgjigje, por një reagim të rreptë!

Nëse ligji lë hapësira, duhet rregulluar sa më parë! Përndryshe lumi i parasë së vënë nga hashashi do futet ne banka dhe Shqipëria do behet shumë shpejt një imituese e parajsave fiskale, por që mbaron si firmat piramidale!!!

Këto ndërhyrje, sigurisht nuk mund ti kërkohen krye autorit të informalitetit!

Detyra e misioni i tij është dhunimi i sistemit legal!

Largimi sa më i shpejtë i krye autorit të Informalitetit, do ta reduktojë informalitetin!

Por ndërkohë Guvenatori dhe deputetët e opozitës duhet të reagojnë.

Ata nuk varen nga Krye i Pandehuri!

Duhet reaguar tani. Më vonë do jetë shumë vonë!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top