Connect with us

Mediat britanike i quajtën baronë kokaine pas hekurave, shqiptarët u bëjnë “diss-in”

Kuriozitete

Mediat britanike i quajtën baronë kokaine pas hekurave, shqiptarët u bëjnë “diss-in”

Në një artikull të publikuar së fundmi nga e përditshmja britanike Daily Mail ku në qendër ishin kartelet shqiptare të kokainës dhe përhapja e rrënjëve shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar… pjesë e lajmit ishin dhe fotot që këta djem dikur të burgosur në burgun “Guys Marsh” në Dorset, dërguan në redaksinë tonë për Krishtlindje.

Reagimi qe i menjëhershëm nga djemtë shqiptarë të cilët thanë se ishin jashtë vendit duke bërë plazh ndërkohë që historia e burgut kishte mbetur diçka e kaluar.

Ky ishte një “diss” për të gjithë artikujt e shkruar në lidhje me shqiptarët.

Gjithsesi, të gjitha lajmet e publikuara nga mediat e huaja me etiketime të tilla të përdorura bën që të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë punuar shumë për të arritur diçka në jetë të futen në një “kazan” edhe në sy të të huajve të tjerë që gjenden në të njëjtin ambient pune me ta e të shihen me mosbesim si rasti i dërguar para disa ditësh.

Edhe djemtë të cilët detyrohen t’i drejtohen emigrimit dhe zgjedhin këto mënyra për të patur një jetesë që në vendin tonë nuk do e kishin kurrë, nuk duhen paragjykuar. Të gjithë synojmë më të mirën dhe e dimë se jetsa jashtë nuk është aspak e lehtë. I urojmë lirim të shpejtë të gjithë emigrantëve shqiptarë pas hekurave që gjenden në burgjet e Evropës./JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top