Connect with us

Meta me kryediplomatin e Finlandës: BE të përcaktojë perspektivë europiane për Kosovën

Kuriozitete

Meta me kryediplomatin e Finlandës: BE të përcaktojë perspektivë europiane për Kosovën

Meta me kryediplomatin e Finlandës: BE të përcaktojë perspektivë europiane për Kosovën

Presidenti Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë ditën e sotme, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, i cili gjithashtu ndodhej për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Meta shprehu kënaqësinë që një vend evropian si Finlanda e ruan vëmendjen ndaj rajonit tonë dhe ndaj Kosovës në veçanti, duke e konsideruar të domosdoshme dhe me rëndësi të madhe prezencën dhe vëmendjen e shtuar të Bashkimit Europian për Kosovën.

Ai tha se BE duhet të përcaktojë një perspektivë të qartë europiane për Kosovën.

Presidenti tha se ky proces mbetet një nxitës dhe motor i fuqishëm për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Duke uruar Finlandën për 100-vjetorin e pavarësisë së saj, Presidenti Meta shprehu interesin që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të zgjerohen më tej, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe në fushën e turizmit. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top