Connect with us

Meta takon zv/kryeministër dhe Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës

Kuriozitete

Meta takon zv/kryeministër dhe Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës

Meta takon zv/kryeministër dhe Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, z. Dardan Gashi.

Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje të diasporës shqiptare kudo që ndodhet në botë, si një aset me vlera të mëdha për kombin.

Presidenti Ilir Meta, një rendësi të veçantë i kushtoi mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve tanë që jetojnë në diasporë.

Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Ministrive të Diasporës, të Kosovës dhe të Shqipërisë, në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar të shqiptarëve në diasporë si dhe kultivimin e gjuhës, të traditave, artit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Presidenti Ilir Meta, theksoi se shqiptaret e diasporës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top