Connect with us

Ministrja Gjonaj vizitë dy dyditore në Itali: Bashkëpunim në fushën e drejtësisë

Kuriozitete

Ministrja Gjonaj vizitë dy dyditore në Itali: Bashkëpunim në fushën e drejtësisë

Ministrja Gjonaj vizitë dy dyditore në Itali: Bashkëpunim në fushën e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Romë, Itali, me ftesë të Ministrit të Drejtësisë, z. Andrea Orlando.

Gjatë kësaj vizite të rëndësishme mes Ministres Gjonaj dhe homologut italian Orlando u diskutuan tema prioritare për prioritetet e qeverisë shqiptare në përgjithësi në sistemin e drejtësisë si dhe veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë, në veçanti.

Ministri Orlando shprehu mbështetjen e Shtetit italian për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe, në perspektivën e nxitjes së mëtejshme të proceseve integruese.

Në takimin dypalësh të zhvilluar midis dy Ministrave të drejtësisë, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, në mënyrë të veçantë u ndalën tek bashkëpunimi në fushën e drejtësisë.

Ministri italian Orlando, shprehu vlerësimet e tij në punën që qeveria shqiptare ka bërë në ndërmarrjen e një sërë reformash ku më e fundit është ajo në sistemin e drejtësisë.

Nga ana e saj Ministrja Gjonaj shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve dhe theksoi vullnetin e saj dhe të qeverisë shqiptare për të vazhduar në partneritetin e ngushtë strategjik midis dy vendeve e cila është drejtësia.

Rezultat i takimit dy palësh ndërmjet Ministrave të Drejtësisë, ishte dakortësimi i lidhjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi në kuadër në fushën e drejtësisë. Kjo me qëllim

institucionalizimin e bashkëpunimit të ngushtë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe realizimin e prioriteteve të qeverisë në drejtësi.

Marrëveshja e Bashkëpunimit në kuadër midis dy Ministrave, do të konsistojë gjithashtu edhe në reformat legjislative, në ndihmën e ndërsjellët gjyqësore, në çështjet e drejtësisë penale për të miturit, duke përfshirë dhe aktorët e tjerë të sistemit të drejtësisë, me rol në formimin e magjistratëve si dhe të qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

Të dy ministrat shprehën dhe vullnetin për të bashkëpunuar në masat që do të ndërmerren nga shteti shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe antikorrupsionit. Dy grupe në nivel teknik respektivisht nga çdo ministri do të ngrihen me qëllim për detajimin e fushave dhe drejtimeve në të cilat do të orientohet dhe strukturohet bashkëpunimi.

Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë midis dy Ministrave e cila do të firmoset shumë shpejt në Tiranë, garanton mbështetjen e pakushtëzuar të shtetit Italian në procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top