Connect with us

Modelja shqiptare sqaron arsyen pse e ka ndryshuar emrin

Kuriozitete

Modelja shqiptare sqaron arsyen pse e ka ndryshuar emrin

Modelja shqiptare sqaron arsyen pse e ka ndryshuar emrin

Një emër arti që nuk ka as më të voglën ngjashmëri me emrin e vërtetë ka filluar të jetë trend edhe në Shqipëri prej vitesh.

Shumë artistë, kryesisht këngëtarë, kanë zgjedhur të kenë një emër tjetër me të cilin të prezantohen para publikut dhe emrin e vërtetë ta ruajnë vetëm për miqtë e ngushtë dhe familjarët. Por ky nuk është rasti i bukuroshes Kristina Bakiu.

Modelja e njohur, që prej disa javësh është bërë pjesë e DWM, ka sqaruar mbrëmjen e djeshme një herë e mirë se nuk është ajo fajtorja për një germë që i është larguar nga mbiemri.

Mes fansave dhe ndjekësve në rrjetet sociale, ka pasur pyetje dhe komente për arsyen pse bukuroshja e ka hequr u-në nga mbiemri i saj.

Për këtë pyetje Kristina sqaroi: “Në fakt, nuk e kam hequr unë, por ma kanë hequr në gjendjen civile, ndaj edhe tani më ka mbetur Baki, jo Bakiu…” – tha modelja.

Kështu, Kristina ka hedhur poshtë të gjithë zërat që mbiemrin e ka ndryshuar për të qenë trend, si shumë prej emrave të njohur të showbiz-it.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top