Connect with us

Tmerr në Korçë, gjendet një trup i djegur te një shtëpi e pabanuar në flakë

Kuriozitete

Tmerr në Korçë, gjendet një trup i djegur te një shtëpi e pabanuar në flakë

Tmerr në Korçë, gjendet një trup i djegur te një shtëpi e pabanuar në flakë

Një zbulim i tmerrshëm është bërë paraditen e sotme, ku në një banesë të përfshirë nga flakët është gjetur një kufomë e djegur.

Më konkretisht fshatin Lekas të Korçës, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar.

Por paraditen e sotme gjatë kontrollit të bërë nga policia në ambientet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar.

Nuk dihet ende se kujt i përket kufoma, ndërkohë që po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe kush është personi që ndodhej në shtëpinë e pabanuar.

Ngjarja është e veshur me mister, duke bërë që policia të përqendrohet në shumë pista, mes tyre dhe atë të zjarrëvënies së qëllimshme.

Mbetet e paqartë se kush është personi që ndodhej brenda, duke bërë që të thellohet puna për identifikimin e tij, për shkak se në banesë prej vitesh nuk jetonte njeri. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top