Connect with us

Modelja vdiq pas 12 orësh në pasarelë, ekspertiza: Jo nga lodhja, u helmua

Kuriozitete

Modelja vdiq pas 12 orësh në pasarelë, ekspertiza: Jo nga lodhja, u helmua

Modelja vdiq pas 12 orësh në pasarelë, ekspertiza: Jo nga lodhja, u helmua

Lajmi se modelja 14-vjeçare ruse Vlada Dzyuba ndërroi jetë papritur për shkak të 13 orëve pa pushim të kaluara në pasarelë, rrezohet poshtë nga rezultatet e autopsisë që tregojnë se adoleshentja në fakt, mund të jetë helmuar.

Fillimisht u mendua se Vlada, që kishte nënshkruar një kontrate në Shangai, vdiq nga lodhja e skajshme, meningjiti apo septicemia, por të dhënat e para mjekoligjore tregojnë se në trupin e 14 vjeçares janë gjetur gjurmë të një “helmi të mistershëm biologjik”.

“Vlada mund të jetë pickuar nga një insekt vdekjeprurës, mund të ketë ngrënë diçka të gabuar ose dhe të jetë helmuar qëllimisht”, thonë burime hetimore.

Raporti i tyre nuk përjashton as mundësinë e tmerrshme që vajza të jetë shënjestruar nga një rivale e saj.

Më herët u tha se vajza, vuante nga meningjiti kronik, por i ishte nënshtruar një kontrate strikte dhe kishte frikë të kërkonte asistencë mjekësore.

Zyrtarisht ajo duhet të punonte vetëm 3 orë në javë, por duket se orari shkonte përtej çdo parashikimi. Para se të bënte parakalimin e radhës në pasarelë ajo pati temperaturë të lartë dhe pak minuta më vonë i ra të fikët.

Ambulanca ndërhyri menjëherë, por vajza vdiq pas dy ditësh në gjendje kome. Shkaku paraprak i vdekjes mendohej të ishte meningjiti i rënduar nga një lodhje e tejskajshme, por autopsia tregoi krejt të kundërtën. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top